Dy prej skuadrave më të sukseshme i kanë kaluar “pengesat” në 1/16-ën e finales së Kupës së Kosovës.

Ballkani solli fitore në rrugëtim duke e mundur Drenicën me rezultat 2:0.

Ndërkohë, nënkampionia e Kosovës, Drita e mposhti Dardaninë me rezultat 9:0.

Nga gola për gjilanasit i shënuan Blend Baftiu e Rilind Haziraj, kurse nga një e shtuan Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Raddy Ovouka, Dienit Isufi e Meris Maliqi.

/TV Malisheva

Share.