Skuadra e Prishtinës ka fituar trofeun e DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Ballkanin në finale me rezultatin minimal 1:0.
Megjithatë, trajneri i njohur kosovar, Arsim Prepolli beson se Ballkani ishte skuadra që më së shumti e ka merituar daljen në Evropë – duke u bazuar në super ndeshjet që ka luajtur këtë stinor
“Në qoftëse dikush e ka meritu sivjet Evropën, ai ekip kishte me qenë Ballkani. Pa asnjë diskutim kanë treguar lojën më të bukur, poashtu mendoj që ka qenë ekip fair-play – por ky është futbolli”, tha Prepolli.
Ai më pas tha se shpreson se në edicionin e ardhshëm të ketë sa më shumë fair-play dhe gjithashtu i uroi sukseseve klubeve në Evropë.
“Shpresojë dhe dua të besoj se kampionati 2020-2021 të luhet sa më fair-play – vetëm kështu mundemi me ec përpara të vëtëdijësohemi. Suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Evropë – shpresojë të na prezentojne siç është më së miri në garat evropiane”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se Prishtina, Drita dhe Gjilani janë skuadrat që do të na përfaqësojnë në Evropë këtë sezon