Ballkani ka falënderuar tifozët që të martën mbrëma i dhanë mbështetje të fuqishme në ndeshjen kundër Ludogoretsit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra e Ilir Dajes triumfoi me rezultat 2-0 në ballafaqimin e parë mes këtyre dy skuadrave, i vlefshëm për kualifikimet e Ligës së Kampionëve me golat e Korenicës dhe Zybës.

Në reagimin e tyre në Facebook, skuadra e Ballkanit ka thënë se lojtarët morën zemër për shkak të mbështetjes së madhe të tifozëve dhe se fal tyre, ata po bëhen shumë të të fortë si skuadër.

Reagimi i plotë i Ballkanit në Facebook:

Të dashur XHEBRAILA dhe gjithë ju tifozë të FC BALLKANIT,

Klubi dëshiron të ju falenderojë secilin prej jush, që mbrëmë i keni dhënë zemër lojtarëve tanë, të cilët me mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë 90 minutave, shfaqën një futboll të bukur e rezultativ.

E kemi thënë disa herë dhe do ta themi gjithmonë,

BASHKË JEMI SHUMË MË TË FORTË!

Na priftë e mbara në ndeshjet e radhës!

/TV Malisheva

Share.