Ansu Fati mund të jetë duke i shijuar javët e fundit me fanellën e Barcelonës pasi ai mund të largohet.

Madje, katalanasit mësohet se tashmë e kanë caktuar edhe çmimin e lojtarit për të gjitha klubet që mund të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

Sipas “Football Insider”, Barcelona ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurove. Manchester City mësohet se është i interesuar për shërbimet e tij.

Fati nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion aktualisht me Barcelonën dhe klubi është gati të arkëtojë para nga ai.

Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë në garë për shërbimet e tij.

/TV Malisheva

Share.