Joan Laporta dhe drejtuesit e tjerë kanë shumë punë këto ditë te Barcelona, pasi presin shumë çështje për tu zgjidhur.

Një nga më të rëndësishmet është e ardhmja e trajneri Ronald Koeman, por ata gjithashtu po punojnë për planifikimin e blerjeve dhe janë në negociata me disa lojtarë, njëri prej tyre është Georginio Wijnaldum.

Këtë mëngjes, i deleguari i holandezit, Jan Kabalt ishte në zyrat e “Camp Nou”, për bisedime sa i përket mesfushorit holandez.

Winjaldum ka mbetur pa kontratë me Liverpooolin dhe kërkohet nga Barcelona, por edhe shumë klube të tjera janë në garë, përfshirë Bayern Munich dhe PSG.

Te Barcelona kontaktet me lojtarin kanë filluar muaj më parë dhe diskutimeve kanë qenë shumë pozitive.

Synimi i klubit katalanas është rinovimi i ekipit, ndërsa është gati të paraqesë për holandezin në kontratë deri në qershor 2024.

Wijnaldum , 30 vjeç, ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Jurgen Klopp, ku këtë sezon, ai zhvilloi 47 ndeshje, 42 si startues.

Barcelona po ashtu po punon edhe për emra si Memphis Depay, Kun Agüero dhe Eric García, që të gjithë mund të vijnë falas./TV Malisheva

Share.