Barcelona vazhdon të shfaqë problemet e tyre në mbrojtje, me Santi Cazorla që shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 44-të të ndeshjes së Barcelonës dhe Villarreal të martën për rezultatin përfundimtar 2-1.

‘Blaugranët’ tani kanë kaluar gjashtë ndeshje në La Liga pa mbajtur portën e paprekur, pasi kanë pranuar gol kundër Athletic Bilbaos, Real Betis, Osasuna, Valencia, Granada dhe tani Villarreal.

Çuditërisht, mbrojtja e Barcelonës është një nga zonat më të paprekura në ekip, megjithatë është më e ndjeshmja, përcjell lajmi.net.

Nelson Semedo, Gerard Pique dhe Clement Lenglet kanë luajtur çdo ndeshje, ndërsa ndryshimi i vetëm ka qenë në të majtë me Junior Firpo që zëvendësoi të dëmtuarin Jordi Alba.

Ndeshja e vetme deri më tani këtë sezon që Barcelona ka mbajtur një portë të paprekur është kundër Dortmundit, dhe madje edhe atëherë falë shkëlqimit të Ter Stegen, sesa katalanasit që e fituan atë për meritën e tyre.

Share.