Sergej Milinkovic-Savic mund të jetë një lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Sipas Don Balon, Barcelona ka vënë në shënjestër mesfushorin bardhekaltër, të cilin duket se e ka zgjedhur si pasardhësin e Arthur, i shitur tek Juventus.
Pengesa e vetme e katalanasve është Leo Messi i cili nuk është i pajtimit për një transferim të tillë.
Milinkovic-Savic, the man of the moment at the World Cup
Ylli argjentinas nuk është aspak entuziast për blerjen e mundshme të serbit, sepse preferon të ketë në krah lojtarë me karakteristika të ndryshme në krahasim me ato të Milinkovic-Savic.
Nëse drejtuesit e klubit katalanas do të bindin Messi-n, argjentinasi mund të bëhet si ndërmjetës duke e tërhequr lojtarin drejt Spanjës./ Tv Malisheva