Mesfushori italian Nicolò Barella mund të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas largimit të Samir Handanovic.

Reprezentuesi italian u bashkua me Nerazzurrët nga Cagliari në verën e vitit 2018 për një marrëveshje prej 40 milionë euro dhe sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e tij tani është dyfishuar.

Gazeta raporton se Inter ka zgjedhur 24-vjeçarin si kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit.

 

Nerazzurrët po përgatisin gjithashtu një kontratë të re për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2024.

Barella ka tre gola dhe 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. /TV Malisheva

Share.