E marta mund të jetë dita e kurorëzimit të madh për Bayern Munich.
Nëse fitojnë në transfertën e Ëeser Stadion ndaj Ëerder Bremen, bavarezët do të fitojnë edhe matematikisht titullin kampion, i 8-ti radhazi për Bayernin dhe i pari për trajnerin Hansi Flick.
Kur mbeten edhe 3 javë nga fundi i këtij sezoni në Bundesliga, Bayerni kryeson me 7 pikë më tepër se Borussia e Dortmundit dhe në javën e 32-të do të sfidojë pikërisht Werderin e Milot Rashicës që është në vështirësi të mëdha dhe rrezikon seriozisht mbijetesën.
Coutinho, Sule, Tolisso e Thiago Alcantara do të jenë mungesat e mëdha të miqëve në këtë takim ndërkohë që vendasit duhet të vuajnë mungesën e turkut Nuri Sahin.
Ndërsa skuadra e Rashicës ka më shumë nevojë se Bayerni për pikë por do ta kenë shumë vështirë kundër bavarezëve të motivuar që të shpallen kampion edhe këtë vit./Tv Malisheva