Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Koln me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligës.

Bavarezët e nisën ndeshjen në sulm, duke tentuar të shënojë që në start.

Në minutën e 12-të të ndeshjes Bayern fitoi penallti, e ku nga pika e bardhë ishte i saktë Thomas Muller.

Kur pritej të mbylljes pjesa e parë, kampioni aktual gjeti edhe golin e dytë.

Serge Gnabry me një aksion individual shënoi në portën e Timo Horn për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi me një dominim të Bayernit, ku Gnabry kishte rast të mirë, por që Horn kësaj radhe ishte në vend.

Në fundin e ndeshjes, Koln, mori iniciativë dhe gjeti edhe golin me Dominick Drexler në minutën e 82-të.

Këta minuta e bën ndeshjen më interesant në fund, por që nuk ndryshoi rezultati.

Bayern Munich tani ka 15 pikë dhe është në vendin e parë, aq sa ka edhe Borussia Dortmund. /TV Malisheva

Share.