Mbrëmë është luajtur ndeshja mes Bayern Munich dhe Sevillas në kuadër të UEFA Superkupës, ku triumfoi gjiganti bavarez me rezultat 2:1. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, ku golashënues ishin Leon Goretzka në minutën e 34′ për Bayernin dhe Lucas Ocampos për Sevillën, ku ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 13′.

Pjesa e dytë përfundoi me rezultat 1:1, ku ishin të nevojshme vazhdimet, në të cilat Bayern u tregua më dominues, dhe shënon në minutën e 104′ përmes veteranit Javi Martinez.

Me këtë fitore Bayern ngriti trofeun në fund, ku këtë sezon, trajneri i gjigantit bavarez, Hansi Flick numëron gjithsej pesë trofe./TV Malisheva

Share.