Bayern Munich e ka mposhtur Liverpoolin në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Saingapor.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “National” të Singaporit, Bayerni e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat të ngushtë 4:3.

Golat për kampionin gjerman i shënuan Gnabry (minuta e 33’), Sane (minuta e 42’), Stanisic (minuta e 80’) dhe Kratzig (minuta e 91’).

Ndërkaq, golat për Liverpoolin i shënuan Gakpo (minuta e 2’), Van Dijk (minuta e 28’) dhe Luis Diaz (minuta e 67’).

Rezultati final i ndeshjes, 4:3 në favor të Bayernit.

/TV Malisheva

Share.