Kampioni i Kosovës, Ballkani e nisi mbrëmë në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me lehtësi skuadrën e Ludogoretsit.

Ballkani e mposhti 2:0 kampionin bullgar, me ndihmën e golave të Meriton Korenicës dhe Qendrim Zybës.

Futbollistët e Ilir Dajës përgjatë gjithë ndeshjes ishin superiorë ndaj Ludogoretsit, ku edhe treguan paraqitje tejet të mirë.

Tani, Ballkanin e ndajnë vetëm 90 minuta nga kualifikimi në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës  ndeshjen e kthimit kundër Ludogorets do ta zhvillojë më datën 19 të këtij muaji, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit.

19 korrik (e mërkure)

20:00 Ludogorets – Ballkani (Stadiumi Huvepharma Arena)

/TV Malisheva

Share.