Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e sotme, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.


Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Aktualisht si Dinamo ashtu edhe Ballkani janë në garë për kualifikim pasi kroatët janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Ballkani në të katërtën me katër pikë.

/TV Malisheva

Share.