Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, është shumë aktive në rrjetet sociale ku iu qëndron afër adhuruesve të sa të shumtë.

29 vjeçarja me fansat e saj ndan fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe aktivitete muzikore.

Por, Bebe nuk i lë anash as imazhet provokuese, e të tilla i ka hedhur edhe së fundi në Instagram.

Në disa poza të realizuara në shtrat, Bebe Rexha u shfaq e ‘nxehtë’ në veshje të lëkurës të ngushtë për trupi.

Në pah ishte fizikun i saj dhe linjat e saj atraktive.

Ndryshe, Bebe pritet të marr pjesë në MTV Video Music Awards, ku garon për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” me dy projekte muzikore: “Say my name” dhe “Call you mine”, ndërsa është edhe njëra nga prezantueset e një prej çmimeve që do të ndahen në natë prestigjioze.

Share.