Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se në Malishevë duhet të bëhet një miniklinikë me 50 shtretër, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se numri i shtretërve duhet përcaktuar në bazë të numrit të banorëve dhe në mënyrë që qytetarëve t’u lehtësohen shërbimet dhe të mos kenë nevojë të udhëzohen në QKUK.

“Unë e kam cekur se në Malishevë duhet të bëhet një miniklinikë me 50 shtretër në bazë të numrit të banorëve të Komunë së Malishevës, e jo të shkojë në shtëpi të shëndetit, ia jep një udhëzim i thotë shko për emergjencë, ku do t’I shtin krejt Kosovën emergjenca”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se tash e një kohë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka mungesë të stafit mjekësor, respektivisht të mjekëve, ku në një ndërrim janë vetëm dy mjekë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.