Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se ai do të jap dorëheqje nëse banorët e Fshatit të Ri do të mund të dalin në rrugën kryesore gjatë dimrit, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se gjendja në rrugët e këtij fshati është e rëndë si dhe ka akuzuar anëtarë të Nismas se kanë punuar në baza familjare në asfaltimin e rrugëve.

“Nuk është në rrëgull për shëmbull, Ahmet Morina, nga Astrazupi e ka qu te vllavi i vet te shtalla, ndërsa fshatra tjerë nuk munden të shkojnë në Fshatin e Ri, nëse në kohërat e dimrit, munden këto familje të dalin në asfallt kryesor, unë i kam borxh, unë sot dha dorëheqje prej politikës nëse ato lagje munden të dalin në asfallt kryesor”, ka thënë Berisha. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.