Një ndeshje tejet e zjarrtë u zhvillua sot në kampionatin vendor të hendbollit, ku fitorja i takoi skuadrës së Besa Famgas.

Besa Famgas ka shënuar sot fitore të lehtë në derbin e hendbollit ndaj Prishtinës, ku rezultati në fund të ndeshjes tregonte 39:31 në favor të tyre.

Ndeshja e sotme që u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë i takonte xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët e nisën herët shkëputjen në rezultat, dhe arritën të mbajnë epërsi konstante deri në fund të ndeshjes.

Share.