Ndihmëstrajneri i Trepçës ’89, Besart Cecelia, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të gjyqtarëve.
Trepça ’89 pretenton se u dëmtua në barazimin 1:1 me Flamurtarin, nga treshja e gjyqtarëve me në krye Tefik Malokun.
“Unë si trajner në Trepçën ’89, dua të shprehem për këta gjyqtarët tanë, a keni Zot more ju krimi i futbollit tonë, marre ju qoftë”, ka shkruar Cecelia në Facebook.
Mitrovicasit pretendojnë se në këtë ndeshje u dëmtuan për një gol të anuluar dhe dy pozita jashtë loje./ Tv Malisheva