Tanimë është zyrtare që Kosova ka mbetur sot pa trajner, pas shkarkimit të Alain Giresse.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e bëri të ditur sot se me marrëveshje të dyanshme me Giresse ka vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit

“Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

Giresse morri drejtimin e Kombëtares së Kosovës më 23 shkurt të vitit 2022.

Në krye me “Dardanët”, tekniku francez arriti në 14 ndeshje të ketë bilanc jo të mirë prej katër fitoresh, gjashtë barazimeve dhe katër humbjeve.

Ndeshja e tij e parë ishte kundër Burkina Fasos më 24 mars të vitit të kaluar, të cilën Kosova e fitoi me rezultat të thellë 5:0.

Ndeshja e fundit ishte ajo e mbrëmshme kundër Bjellorusisë, në të cilën “Dardanët” pësuan humbje me rezultat të ngushtë 2:1.

Më poshtë mund të gjeni historikun e ndeshjeve të Kosovës në krye me Alain Giresse.

Kosova 5:0 Burkina Faso

Zvicra 1:1 Kosova

Qipro 0:2 Kosova

Kosova 0:1 Greqia

Kosova 3:2 Irlanda e Veriut

Greqia 2:0 Kosova

Irlanda e Veriut 2:1 Kosova

Kosova 5:1 Qipro

Kosova 2:2 Armenia

Kosova 1:1 Ishujt Faroe

Izraeli 1:1 Kosova

Kosova 1:1 Andorra

Kosova 0:0 Rumania

Bjellorusia 2:1 Kosova

/TV Malisheva

Share.