Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi ka pësuar disfatë me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas dy ndeshjeve përballë Ludogoretsit.

Si rezultat i kësaj, kampioni i Kosovës do të luajë tani në Ligën e Konferencës, por pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një reagim të ashpër në Facebook, por edhe mjaft interesant.

“Veç ja keni dëgjuar zërin futbollit. Gazetar, analistë, stratega, etj. Bini flini se na keni lodhë. Edhe si i pash do baksuza që kanë shkuar ne Bullgari u bëra shume skeptik për ecurinë”, ka shkruar Munishi.

/TV Malisheva

Share.