Sulmuesi Bismark Charles Sie që luajti te Trepça 89 është transferuar në Bullgari te CSKA Sofja.

19 vjeçari Sie ka debutuar në futbollin kosovar me klubin e Vushtrrisë, por në fillim të këtij sezoni u bashkua me mitrovicasit.

Nga transferimi te Trepça ’89 për gjysmë sezoni ai shënoi shtatë gola, duke u treguar shpesh i rrezikshëm për kundërshtarët.

 

Kalimi nga ekipi mitrovicas në ligën e bullgarisë u mundësua pas negociatave të menaxherit Ymer Stanovci.

Lojtari qëndroi disa javë në prova te gjiganti bullgar, ku bindi drejtuesit e këtij klubi.

 

Trepça ‘89 në gjashtë muajt e fundit ka larguar jashtë Kosovës tre futbollistë, ku fillimisht ishte Arb Manaj që kaloi në Turqi te Ankara Keçiörengücü, ndërsa pas tij shkoi edhe Milot Avdyli te Aarau./TV Malisheva

Share.