Rita Ora është në qendër të vëmendjes në çdo hap të karrierës së saj por edhe jetës private.

Artistja e njohur që po shijon lidhjen me regjisorin Taika Waititi u vendos së fundmi në faqet rozë në lidhje me një shtatzëni të mundshme.

Sipas mediumit australian “Otakukart”, këngëtarja 30-vjeçare është parë ditëve të fundit me bark më të fryrë.

Po ashtu, një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për disa tabloide se vetë Rita dhe Taika kanë deklaruar që janë në pritje të një fëmije.

Sipas burimeve të afërta, Rita dhe Taika janë të gatshëm ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër. Njerëz të afërt me regjisorin kanë deklaruar më parë se ai është i dashuruar shumë me këngëtaren e lindur në Kosovë.

Por në pamjet e fundit të publikuara nga Hawaii ku Rita ndodhet me familjen e saj, nuk dëshmojnë këtë pasi trupi i saj duket mjaft i tonifikuar.

Se çfarë ka të vërtetë mbetet të shihet.

/TV Malisheva

Share.