Sipas raportimeve të fundit, pronari i Chelseat, Todd Boehly po bëhet gati që të shes të paktën tetë lojtarë për të balancuar librat e financave të klubit.

Pasi që shpenzoi afro 680 milionë euro në blerje të lojtarëve që nga muaji i maj i vitit të kaluar, Boehly dhe hierarkia e klubit tani duhet të merren me një skuadër që është e mbushur me lojtarë dhe faturën e saj të pagave, si dhe humbjet e raportuara prej 137,1 milionë euro për vitin financiar 2021/22.

Ndërsa Chelsea sheh përpara një sezon pa gara evropiane, vendime të vështira ndoshta duhen të merren për disa lojtarë që klubi i vlerëson shumë.

Lojtarët kyç sikurse Mason Mount, Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante ende kanë një të ardhme të paqartë, ndërsa klubi po shikon për të ulur pagat e tyre, bënë të ditur “Mirror”.

Po ashtu, nga Chelsea pritet të largohen edhe Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Conor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Hakim Ziyech.

/TV Malisheva

Share.