Është Chelsea që ka ofruar 120 milionë euro për Ronaldon. Pronari Roman Abramovich dëshiron të përdorë miqësinë që ka me agjentin e portugezit, Jorge Mendes.
Në anën tjetër, thuhet gjithashtu se Juventus janë të gatshëm të pranojnë ofertën, me faktin se Ronaldo është 35 vjeçar dhe ky është shansi i fundit për ta për të fituar një shumë të madhe parash për largimin e tij.
Me largimin e Ronaldos, Juventus do të lirohen nga një pagë e lartë, me 35 vjeçarin që fiton 30 milionë euro në sezon.
Chelsea nuk kanë qenë aktiv verën e kaluar në tregun e transferimeve shkaku i dënimit të FIFA-s, kështu që tani kanë mjete të mjaftueshme financiare për të shpenzuar në afrimin e lojtarëve./Tv Malisheva