Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo raportohet se nuk do ta rrezikojë Leonardo Bonuccin duke e kthyer atë në ndeshjen kundër Napolit që zhvillohet të shtunën

Mbrojtësi ka munguar në ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë në gjysmëfinale kundër Interit për shkak të një lëndimi në muskul dhe Tuttomercatoëeb raporton që nuk do ta kthej atë në ndeshjen kundër Napolit.

Pirlo shpreson që ta inkuadrojë italianin kundër FC Portos në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kështu që nuk do të rrezikojë atë në ndeshjen në vikend të stadiumin Diego Maradona.

Zonja e vjetër ka në dispozicion Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral të gatshëm për këtë ndeshje, derisa do të mungojë edhe Arthur Melo./TV Malisheva

Share.