Brenda 48 orëve në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 39 persona, ndërsa janë regjistruar 32 raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikim e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3961 raste, prej tyre 3732 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 142 raste.

Share.