Modelja e njohur Gigi Hadid është pothuajse në fund të pritjes së ëmbël dhe pavarësisht kësaj ajo nuk po ndalet duke punuar në gjëra të reja.

Biondja së fundmi ka treguar se ndërroi dizajnin e shtëpisë së saj në New York dhe duket se në këtë ka sjell gjithë botën dhe stilin e saj unik.

Me anë të disa imazheve që ka shpërndarë në Instagram, supermodelja zbuloi se tërë vitin e kaluar dhe tani ka qenë duke e dizenjuar dhe kuruar atë që sot është një nga ‘ëndrrat’ e realizuara të saj’.

“Jam shumë e emocionuar që do të kalojë kohë nëpër këto cepa kaq të veçantë që janë bërë me ndihmën e krijuesëve të mi të preferuar, të cilët përqafuan idetë e mia dhe s’më morën për të çmendur”, ka thënë ajo.

“Një falënderim i madh shkon për Gordon Khan”, shtoi mes tjerash Hadid.

Postimi fillon me dhomën e ndenjes ku vihen re kolltuqe me ngjyra të ndryshme, ndërkohë që në mur të varur ka art dhe gjëra të vjetra.

Në shtëpinë e saj po ashtu mbizotërojnë tapetet, ngjyrat dhe shkallët prej druri.

Ajo që rrëmben vëmendje më shumë është stilolapsi gjigant i verdhë pranë derës së banjës dhe gjithë çfarë shkruhet në mure.

Siç raportohet, Gigi dhe Zayn shpenzuan 5.8 milionë dollarë për rinovimin e rezidencës luksoze./Tv Malisheva

Share.