Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë, reperi Betim Januzi i njohur si Buta në rrjetin social “Instagram”.

“I falënderoj krejt per mesazhet mbështetëse per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetareve” duhet me ju ardh marre per krejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime mashume. Shyqyr njerzit janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.
No description available.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni.

Siç ka njoftuar gjykata, “gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H”.
/TV Malisheva

Share.