Artistët shqiptarë, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, këtë të diel pritet të publikojnë projektin e ri muzikor.

“Dy zemra” mban titullin kënga e tyre, e cila siç shihet vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Sidoqoftë, para lansimit të projektit – dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat e këtij videoklipi.

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi në klipin “Dy Zemra” (Foto: Instagram)

Është vet këngëtari Imeri, ai i cili ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet përkrah artistes Nora Istrefi.

“Mirëmëngjesi”, ka qenë përshkrimi i fotografisë – ndërsa në InstaStory solli një tjetër imazh të veçantë me Norën.

Ndonëse ky është bashkëpunimi i parë i tyre, nuk ka dyshim se do shndërrohet në një nga hitet e kësaj periudhe.

 

Të dy artistët përndryshe gëzojnë suksese të mëdha në karrierë dhe tanimë kanë realizuar hite të shumta.

Derisa për Norën “Anna” mbetet kënga e fundit e lansuar, Butrinti të fundit projekt të titulluar “Si përpara” e publikoi në muajin qershor./TV Malisheva

Share.