Reperi i njohur Capital T ka zbuluar listën e plotë të këngëve të albumit të tij të ri “Skulpturë”.

Siç edhe njoftoi, janë gjithsej pesëmbëdhjetë këngë e në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Në të përfshihen duetet me: Vig Poppa “Bisha”, “Mi Amor” me Mente Fuerte si dhe një bashkëpunim me shqiptarin e famshëm në Gjermani, Dardan në projektin “Love Love”.

Përpos këtyre, janë edhe disa këngë solo si “Demons”, “Pronto Dinero”, “Cosa Nostra”, “Fjalët e nënës” dhe “S’kthehna”.

Në bazë të postimit të tij të ndarë në Instagram, këto të gjitha pritet të lansohen në platformat online më 1 tetor.

Ua rikujtojmë edhe një herë listën e plotë të albumit “Skulpturë”:

Pjesa e parë:

1. Tu Festu

2. Money x Jay 1

3. 600ps

4. C’est La Vie

5. Flawless

6. DMP x Ledri Vula

7. Flex

Pjesa e dytë:

8. Braziliane

9. Love Love x Dardan

10. Bisha x Vig Poppa

11. Demons

12. Cosa Nostra x Pronto Dinero

13. Mi Amor x Mente Fuerte

14. Fjalët e nënës

15. S’kthehna /TV Malisheva

Share.