Supermodelja amerikane, Cara Delevingne, ka grumbulluar miliona euro deri më tani për shkak të dukjes së mrekullueshme të saj.

Deri më tani, ajo ka afro 20.7 milionë funte (23.2 milionë euro) në bankë, shkruan The Sun.

Ajo ka bërë 21.5 milionë funte në vitin 2018, duke u shndërruar në njërën nga modelet më të pasuara në Britaninë e Madhe.

27-vjeçarja në po të njëjtin vit kishte kaluar me pasuri dy rivalet e saj, Kate Moss dhe Rosie Huntington-Whiteley.

Ajo pothuajse i kishte dyfishuar të ardhurat në vitin 2018, pasi bleu një shtëpi në vlerë prej 12.46 milionë funte.

Po ashtu në vitin 2017, ajo kishte blerë rezidencën e Jared Letos në Hollywood, vlera e të cilës është 1.5 milion funte. Që nga atëherë, Cara ka shpenzuar mijëra funte në renovimin e dhomave të gjumit të bashku me motrën e saj, Poppy.

Por, modelja nuk e lë me kaq, ajo ka edhe një shtëpi luksoze në perëndim të Londrës, me dekorime ekstravagante.

Nëse nuk është në njërën prej ambienteve të saj luksoze, ajo ka dëshirë që të udhëtojë, ndërsa në njërin prej tyre ajo shpenzoi 100 mijë funte.

Ndonëse ka miliona dhe rezidenca luksoze, Cara më parë kishte thënë se të gjitha këto nuk të bëjnë të lumtur. /Tv Malisheva

Share.