Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Debatik Curri ka regjistruar fitoren e dytë me radhë me Prishtinën, në ndeshjen e tij të dytë në krye të klubit.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, Prishtina e mposhti Drenicën si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Bujar Pllana, i cili i siguroi Prishtinës fitoren në minutën e 33′ të ndeshjes.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Malishevës edhe Dritës, ku malishevasit i morën pikë liderit të Superligës.

Ndeshja përfundoi e barabartë, pa gola, me rezultat 0:0.

Rezultatet finale:

Drenica 0:1 Prishtina

Malisheva 0:0 Drita

/TV Malisheva

Share.