Futbollisti kosovar, Bersant Celina sot Swansean luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.
Celina me shokë luajnë ndaj Brentford për ta siguruar finalen e madhe e që në rast triumfi do t’ua siguronte një vend në Premier League për sezonin tjetër, shkruan GazetaSheshi.
Me fillim nga ora 19:30 dy skuadrat luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale, me synimin për t’iu bashkuar Leeds United dhe WBA si skuadra që promovohen në Premierligë.
Ende nuk dihet se a do të jetë Celina në fushë nga minuta e parë. Ai ka realizuar 2 gola dhe 3 asistime në 35 ndeshje këtë sezon.