Atletico Madrid kanë bërë një sezon mjat të mirë në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar madje edhe kampionët në fuqi, Liverpool.

Pas ecurisë së mirë, Enrique Cerezo, president i klubit, beson se ‘Los Rojiblancos’ mund të triumfojnë në LK.

“Ne jemi të veçantë. Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, pa audiencë”, ka thënë Cerezo.

“Mund të jetë viti ynë”, ka shtuar presidenti i Atleti.

Atletico Madrid tashmë pret për të mësuar kundërshtarin e radhës, pasi eliminoi skuadrën e Liverpool në 1/16-ën e finales. /Tv Malisheva

Share.