Beteja e Chadwick Boseman me kancerin nuk u mbajt e fshehur vetëm nga njerëzit dhe miqtë e tij, por edhe nga ‘Marvel Studios’, kompania që solli “Black Panther” në ekranin e madh.

Aktori vdiq javën e kaluar pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë, konfirmoi familja e tij në një deklaratë të premten.

Tani, detaje të reja kanë dalë në lidhje me betejën disavjeçare të yllit në një raport nga The Hollywood Reporter.

Sipas revistës amerikane, askush në ‘Marvel Studios’ nuk ishte në dijeni të diagnozës së kancerit të Boseman.

Në fakt, kreut të studios Kevin Feige iu dërgua një email me informacion të kufizuar brenda një ore nga vdekja e yllit, por në kohën që Feige lexoi këtë, Chadwick vetëm se kishte ndërruar jetë.

Një burim i afërt me aktorin i tha THR se 43 vjeçari ishte i bindur se ai kishte mundur kancerin dhe do të ishte në gjendje të kthehej në kohë për të luajtur në “Black Panther II”, të cilin ai planifikoi të fillonte të përgatitej këtë muaj.

Vetëm një javë apo më shumë para vdekjes së tij, Boseman thuhet se kuptoi pozicionin e tmerrshëm në të cilin ndodhej.

Një pjesë e vogël e njerëzve jashtë familjes së aktorit kishin njohuri për sëmundjen e tij, duke përfshirë Logan Coles, agjentin e trajnerin e tij si dhe dhe Brian Helgeland, regjisorin e filmit “42”.

Boseman zgjodhi ta mbajë të fshehur betejën me kancerin edhe nga ekipi i Marvel.

Përveç në “Black Panther”, aktori i ndjerë u shfaq edhe në filmat e tjerë si: “Avengers: Infinity War”, “Avengers: Endgame”, “Da 5 Bloods”, etj. /TV Malisheva

 

Share.