Në stadiumin “Stamford Bridge” sot do të zhvillohet derbi ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, i vlefshme për xhiron e 29-të në Premier Ligë.

Në këtë sezon këto dy ekipe të mëdha angleze kanë mbetur kanë mbetur krejtësisht pa objektiva të rëndësishme pasi gjinden në mesin e tabelës. “Të kuqtë” mbajnë pozitën e tetë me 42 pikë, kurse londinezët janë në vendin e 11 me 38 pikë.

Chelsea madje vjen në këtë sfidë pas shkarkimit të trajneri Graham Potter, ndërsa skuadra do të drejtohet nga Saltor si trajner i përkohshëm. Nga ana tjetër, Liverpooli vazhdon t’i besoj gjermanit Jurgen Klopp, edhe pse së fundi ai pësoi dy humbje radhazi duke u mposhtur nga Bournemouthi dhe Manchester City.

Azpilicueta, Broja dhe Tiago Silva i mungojnë Chelseat për këtë ballafaqim, ndërsa te Liverpooli për shkak të lëndimeve nuk do të paraqiten Bajcetic, Keita, Ramsey, Thiago.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea (3-5-2): Kepa; Fofana, Koulibaly, Badiashile; James, Fernandez, Kante, Kovacic, Chilwell; Havertz, Felix

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Milner, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Nunez

/TV Malisheva

Share.