Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime e të shtëna me armë.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sërish afër “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Pjesëtarë të forcave policore në numër të shtuar ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit.

Qytetarët, kryesisht shqiptarë, të cilët kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre nga jugu në veri, nuk po lejohen nga policia të qarkullojnë përmes urës kryesore.

 

Share.