Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëveshja për reciprocitet ishte arritur nga Edita Tahiri sa ishte kryenegociatore e Kosovës, shkruan TV Malisheva.

Çitaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka arritur një marrëveshje të tillë, por vetëm është pajtuar me të.

“Kjo marrëvëshje nuk është marrëveshje, është bërë një pajtim për të arritur një marrëveshje dhe është bërë një rikonfirmim i marrëveshjes së arritur në vitin 2016 nga zonja Edita Tahiri atëherë”, ka thënë ajo në emisionin “N’Pult.

Ajo ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshje, Tahiri ishte quajtur ‘tradhtare’ nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E mbaj mend shumë mirë, unë kam qenë në Ëashington DC si ambasadore në atë periudhë dhe më kujtohen reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje atëbotë, ata nuk e kanë kursyer asnjëherë oponentin politik, zonja Tahiri është quajtur tradhëtare, tradhtar janë quajtur të gjithë ata që e kanë mbështetur një marrëveshje të tillë”, ka thënë Çitaku.

Emisioni i plotë:

Share.