Dy rivalët e Premier Ligës angleze, Liverpooli dhe Manchester City kanë shprehur të dy interesim në sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, raporton “The Sun”.

City veçse ka në mendje alternativa të tjera nëse Barcelona i mposht në garën për të transferuar Haaland, kurse Liverpooli ka treguar që dëshiron të përforcojë sulmin, ku së fundmi transferuan Luis Diazin.

Lautaro vazhdimisht është duke u lidhur me spekulime të ndryshme që e lidhin të ardhmen e tij me një largim të mundshëm nga kampioni italian, ku në anën tjetër spekulohet se Interi është duke shikuar për të zëvendësuar yllin argjentinas.

Që prej transferimit të tij tek Interi, Lautaro Martinez ka arritur të bëjë 167 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 61 gola dhe 22 asistime mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.