Kampioni anglez, Manchester City ka vendosur që t’i futet garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit Declan Rice, bënë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Pasi që kontaktoi me West Hamin të premten e kaluar, ku i kërkoi klubit që ta informojë për Rice, City tani ka vendosur që të bëjë një ofertë për yllin anglez.

City gjithashtu ka kontaktuar edhe me Rice, ku besohet se mesfushori i West Hamit është i hapur të pranojë çfarëdo marrëveshje.

Në anën tjetër, Arsenali po planifikon të bëjë ofertën e radhës drejt West Hamit, pasi që ky i fundit refuzoi dy oferta nga “Topçinjtë”.

Klubet tani duhet të veprojnë shpejtë nëse dëshirojnë që të sigurojnë nënshkrimin e Rice.

/TV Malisheva 

Share.