Kampioni anglez Manchester City është i sigurt që sulmuesi anësorë Raheem Sterling do të rinovojë kontratën e tij me klubin, raporton “Daily Mail”.
27 vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, por spekulimet për të ardhmen e tij filluan në muajin tetor, kur Sterling e kishte pranuar se është i hapur rreth idesë së largimit nga “Etihad”.
Që nga ajo kohë, Sterling është startues i rregull në formacionin e Pep Guardiolas, dhe tani krerët e Cityt janë duke planifikuar që të ri-hapin bisedimet me yllin anglez.
Që prej largimit nga Liverpooli, Raheem Sterling ka arritur të bëjë 317 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityn, duke regjistruar 123 gola dhe 89 asistime mbi emrin e tij./TV Malisheva