Arsenal po vjen me një super transferim.

‘Gunners’ raportohet të kenë arritur marrëveshje me Lille, për transferimin e Nicolas Pepe.

Reprezentuesi i Bregut Fildishtë thuhet se do t’i kushtojë Arsenalit deri në 80 milionë euro.

Por kjo shumë do të paguhet me këste, për t’iu përshtatur buxhetit të Arsenalit.

24 vjeçari ka qenë lojtari më i kërkuar i kësaj vere, përfshirë edhe Napolin.

Pepe është lojtar i Lille që nga viti 2017, dhe në 74 paraqitje ka shënuar 35 gola.

Share.