Manchester City ka hequr dorë nga sulmuesi i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal pasi nuk është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të tij nga kontrata, e cila kap shifrën e 75 milionë eurove.

Drejtuesit e Manchester Cityt shikonin te 22-vjeçari zëvendësuesin ideal të Leroy Sane, nëse ky i fundit transferohej te Bayern Munchen, por ngjarjet e fundit të merkatos dhe deklaratat e Guardiolas se dëshiron që Sane të vazhdojë të qëndrojë në ‘Etihad’, kanë bërë që drejtuesit e ‘Citizines’ të heqin dorë përfundimisht nga talenti spanjoll.

Oyarzabal ka arritur të shënojë 25 gola në dy sezonet e fundit në La Liga, ndërkohë që ai shkëlqeu para disa javësh me përfaqësuesen U21 të Spanjës në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe.SS

Share.