Më 2 tetor, ditë e mërkurë Barcelona do të jetë përballë Interit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet vijnë pas barazimeve në javën e parë. Barcelona luajti pa gola me Dortmundin, ndërsa Inter në minutat e fundit nxjerri një barazim ndaj Slavia Pragës, shkruan Indeksonline.

Pas fitores së djeshme dhe vazhdimit të serisë krejt fitore të Interit, Antonio Conte tregoi mënyrën se si do ta ndalin Barcelonën.

“Nëse dëshiron ta vendosësh Barcelonën në vështirësi, duhet të luash një lojë intensive por në të njëjtën kohë duhet të jesh i mirë në kufizimin e jo duke i lënë të luajnë, përndryshe bëhet problem” – u shpreh italiani.

Share.