COVID-19 është përhapur edhe te skuadra e Lazios.

Sëmundja infektive vazhdon të shpërndahet nëpër klubet e futbollit, me shumë futbollistë të infektuar.

Nëpër një situatë aspak të mirë po kalon edhe Lazio, shkruan lajmi.net. Përmes një komunikate, skuadra italiane që disa anëtarë të tyre, kanë dalë pozitiv.

“SS Lazio njofton se nga testimet e djeshme, e premte 30/10, disa anëtarë të ekipit kanë dalë pozitivë në shtupat molekulare”, thuhet në njoftim

“Bazuar në këto rezultate, e gjithë skuadra do të përsërisë sot kontrollet në mënyrë që të identifikojnë lojtarët që mund të përdorën për ndeshjen e nesërme mes Torinos dhe Lazios”.

“Personat e testuar pozitiv janë vendosur në izolim në shtëpi, ndërsa ekipi do të vëzhgojë një periudhë karantine nën mbikëqyrjen aktive nga stafi mjekësor”

Share.