NBA ka marrë vendimin për të rinisur sezonin në qytetin e Orlando, por jo të gjithë lojtarët do të mund të kthehen në parket.
Dallas do të kenë një mungesë të madhe në këtë rifillim, pasi Courtney Lee nuk do të jetë gati.
Lee ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do t’i bashkohet skuadrës për udhëtimin në Orlando.
Përveç Lee dhe disa emrave të tjerë që janë të lënduar, ka edhe lojtarë që nuk pranojnë të kthehen për arsye të tjera.
Mes tyre është edhe lojtari i LA Lakers, Dwight Howard, por edhe Kyrie Irving i Brooklyn Nets. /Tv Malisheva