Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me disa ndeshje interesante

Kryendeshja është në Anamoravë, aty ku përballen rivalët e urryer Gjilani dhe Drita.

Gjyqtari kryesor në këtë takim është Dardan Çaka me dy asistentët e tij, Elvis Bicaj dhe Imran Kabashi. Refer i katërt është Valbon Hoxha.

Dueli tjetër interesant zhvillohet në Drenas, aty ku Feronikeli do ta mirëpres skuadrën mitrovicase Trepçën ’89.

Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë Vigan Ibërdemaj me ndihmësit, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Takime debutuese do të ketë edhe referi, Mentor Ajeti, i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Arbërisë, sikurse do të debutojë edhe Lirim Jashari në duelin ndërmjet Drenicës dhe Llapit.

Kjo është lista e plotë e të deleguarve në Superligën e Kosovës për takimet e xhiros së 15-të:

Share.