Tifozët kosovarë “Dardanët” e kanë kujtuar ish-basketbollistin e Kosovës, Gazmend Sinani, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar pas një aksidenti me veturë në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës

Tifozët e Kosovës “Dardanët” nuk e harrojnë asnjëherë Gazmend Sinanin.

Tifozët kosovarë e kanë kujtuar mbrëmë ish-basketbollistin e Kosovës gjatë ndeshjes së fazës parakualifikuese të Eurobasket 2021.

Gazmend Sinani kishte ndërruar jetë vitin e kaluar pas një aksidenti me veturë në Gjakovë, ku ishte grumbulluar Përfaqësuesja e Kosovës.

Share.