Dëmtim i frikshëm për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi shqiptar, i cili deklaroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja e Shqipërisë pak ditë më parë (50 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë), është lënduar në sfidën jashtë fushe me Aue.

34-vjeçari i Greuther Furth në Bundesliga 2, ishte i pafat në pjesën e parë. Ai u godit pa dashje në kokë nga portieri Sascha Burchert, shoku i tij i ekipit dhe u detyrua të largohej me barelë në minutën e 21-të.

https://twitter.com/Foet247Europe/status/1309536592332234753

Goditja ishte e rëndë për qendërmbrojtësin nga Istogu, i cilira menjëherë përtokë. Panik i madh te lojtarët e tjerë, teksa një nga shokët e ekipit nuk i ndali dot lotët.

Stafet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe Mavraj, i cili humbi ndjenjat për rreth pesë minuta, është nisur menjëherë drejt spitalit dhe, për fat të mirë, gjendja e tij është normalizuar. /abcnews.al

Share.